Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Ajo u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet.
“Nuk bëjmë komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur përmbyllen çështjet, mbase në ndonjë rast, ia vlen të bësh koment, sikundër mund të jenë ata katastrofike, siç është shpifja”, tha Rama.