Mira Murati, shefja e ChatGPT pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Ja kush janë akademikët e rinj

Asambleja e Akademisë së Shkencave miratoi pranimin si akademikë të jashtëm të saj disa personalitete që jetojnë e punojnë prej vitesh larg Shqipërisë. Mes tyre spikasin studiuesja e shkencave të informatikës, Mira Murati, koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe  Lea Ypi e Angjelin PrelocajLea Ypi, Mira Murati dhe Angjelin Prelocaj

Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendimi wshtw marrw sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa.

Mira Murati u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023. Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.

Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.

Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn