Mogherini me shtetësi shqiptare? Rama: Kënaqësi për ne.

Në samitin e sotëm u nënshkrua Marrëveshja mes Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës, për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës që do të hapë dyert në Tiranë.

Kryeministri Rama thotë se do të ketë një ndërtesë ikonë, por edhe kushte si të BE-së, ndërsa shtoi se do ishte një nder që t’i jepnin nënshtetësinë shqiptare, rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

“Edhe unë nuk isha përgatitur që të flisja dhe nuk do të mbaj fjalim. Dua vetëm të ndaj me të gjithë ju atë që ka bërë Frederica. Nuk e fsheh kënaqësinë që të kemi Fredericën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare.

Do të jetë më shumë se një nder që ta konsiderojmë atë si shqiptare. Ardhja e Kolegjit të Europës na bën krenar. Ky do të jetë destinacion i mirëfilltë europian arsimimi. Jo vetëm sa i takon programeve, por dhe cilësisë së jetës.”, u shpreh Rama.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn