Janë shpëtuar turistët e bllokuar ditën e djeshme në Bogë të Malësisë së Madhe .
Pas mesnate efektivët e policisë Malësi e Madhe arritën të gjejnë grupin e turistëve.
Disa prej tyre u dërguan në spital po vetëm njëri ka dëmtime.
I dëmtuari është shtetasi Kledison Doci i cili po merr mjekim pranë spitalit rajonal Shkodër.
“Pas 12 orësh operacion kërkim-shpëtimi, në kushte të vështira atmosferike dhe gjeografike, Policia ndihmon një grup alpinistësh të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren malor pasi njëri prej tyre e kishte të pamundur lëvizjen sepse kishte dëmtuar këmbën. Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.















