Samiti për Ukrainën, mungon Kurti / Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn : Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Në samitin për Ukrainën që po mbahet këtët të mërkurë sot në Tiranë, ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, të cilët po presin delegacionet pjesëmarrëse në samit.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta.’- tha Vuçiç para gazetarëve.

Pyetje: Sanksionet ndaj Rusisë?

“Kemi disa propozime për deklaratën… Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë.’- u përgjigj Vuçiç.

Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn