Çifti zgjodhi të jepte fund rrugëtimit së bashku, pavarësisht martesës së tyre pesëvjeçare dhe dy fëmijëve që kishin së bashku, sipas faqes së internetit Dagospia.
Lajmi për ndarjen e tyre doli nga faqja e saj e internetit ku thuhet: “Që në Sanremo e vitit të kaluar, (ata kishin grindje).
Megjithatë, kur ajo hyri në telashe, Fedez ishte më pak mbështetës, duke fajësuar faktin se problemet e saj ligjore po preknin biznesin e tij. Një lojë fajësimi në të cilën Fedez ngriti zërin ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi shkoi në Miami me asistentin e tij dhe përfundimisht u largua nga shtëpia”.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/02/ferragni-1-1024x1024.jpg)
Raportohet se reperi u largua nga shtëpia e tyre në Milano të dielën e kaluar dhe nuk u kthye më. Chiara Ferragni e kishte bërë postimin e saj të fundit me ish-bashkëshortin në rrjetet sociale më 10 dhjetor 2023.
Influencuesja italiane është përgjithësisht shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me miqtë e saj online foto dhe video të jetës së saj familjare. Në shumicën e tyre, ka qenë edhe Fedez. Por, siç duket, së fundmi Chiara Ferrani e ka mbajtur larg publikut jetën e tyre personale.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/02/chiarita-1024x1024.jpg)