Ajo ishte vetëm 35 vjece por nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante që prej muajit gusht të vitit të kaluar.
Gazetarja e re e Mediaset Carlotta Dessì nuk ia doli, ajo ishte vetëm 35 vjeç.
Që nga gushti i kaluar ajo kishte zbuluar se ishte e sëmurë dhe në pak muaj gjendja e saj ishte përkeqësuar . Pavarësisht kujdesit të menjëhershëm, dashurisë së familjes së saj, të dashurve dhe kolegëve, Carlotta nuk ia doli. Ajo ndërroi jetë pasditen e së martës, 6 shkurt, ajo u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare .
Kohët e fundit, me shumë forcë dhe guxim , gazetarja ishte e ftuar në programin ku ishte shfaqur vitet e fundit. Ishte hera e saj e fundit në TV, një lloj lamtumire. Ajo nuk ishte në gjendjen më të mirë, po i nënshtrohej një trajtimi të rëndë, por shfaqej e qeshur dhe optimiste: ajo ende ushqente shpresën për t’ia dalë, me Mario Giordano pranë saj për ta inkurajuar.
Ngushëllime familjes kolegëve dhe të njohurve të gazetares.