Ndërtimet në zonat e mbrojtura , ironizon deputetja Dhurata Cupi: Përse të mos ketë një oligark a një trafikant droge një vilë luksoze? Të reagojnë institucionet

Me miratimin e ligjit me votat e maxhorances, deputetja e opozites Dhurata Cupi tha se te gjitha institucionet duhet te veprojne per te ndalur kete masaker qe i behet me ligj zonave te mbrojtura. Ajo ironizoi duke thene qe edhe oligarket apo trafikantet tashme me kete ligj mund e kene nje vile luksoze e mund e zgjohen duke pare flamingot ne Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë? Edhe ata shpirt kanë!-shkruan Cupi.

Statusi I deputetes Dhurata Cupi ne facebook

Pêrse të mos ketë një oligark a një trafikant droge një vilë luksoze, ku të zgjohet duke parë flamingot në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë? Edhe ata shpirt kanë! Ndonjëherë mund të qëllojnë edhe romantikë.

Po përse një oligark apo trafikant droge të mos ndërtojë në Parkun e  Butrintit, ku të ketë mundësi të sodisë nga veranda luksoze me 5 yje amfiteatrin antik? Pasurimi i këtyre viteve mund t’u ketë rafinuar edhe shijet.

Edhe në Alpe mund të ndërtohet me para që nuk dihet nga vijnë. Duhet të ketë mes oligarkëve dhe njerëzve të krimit të organizuar nga ata me shije epike për natyrë të egër dhe të ashpër.

Ndoshta, dikush nga këta investitorët strategjikë mind të qëllojë edhe romantik dhe nuk jeton dot pa bukurinë mahnitëse dhe zambakët e ujit të liqeneve të Lurës! 

E kështu me radhë! Në Lumin Vjosë, në Sazan Karaburun, në Prespë, në të gjithë Shqipërinë, në çdo zonë të mbrojtur, në çdo mrekulli natyrore që Zoti na e ka falur me shumicë, mund të ndërtohet me beton. Ky është ligji që miratoi sot Edi Rama.

Dhe më e bukura është se ligji, gjoja u nxit nga kërkesa e bashkive për të patur ata në posedim një pjesë të zonave të mbrojtura, për t’i shfrytëzuar dhe për të nxjerrë të ardhura. As këtë s’ua dha si përfundim Edi Rama. Gjithçka do ta vendosë ai. Kush do të ndërtojë në zonat me bukuri të rrallë natyrore dhe si do të ndërtojë.

Është për të ardhur keq që kolegët e PS noterizuan me kokë ulur këtë masaker natyrore dhe një akt të hapur korruptiv! Shoqëria civile, qytetarët, ne si opozitë, Presidenti, Gjykata Kushtetuese, kur të vihet dhe do të vihet në lëvizje, duhet të bëjmë gjithçka për ta ndaluar këtë akt skandaloz, që shkon kundër interesit publik!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn