Ndërtimet/ Rama paralajmëron: Arkitektët do jenë subjekt i ligjit, nëse devijojnë nga plani!

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën këtë të premte një konferencë me gazetarët në Kryeministri.

Lidhur me sektorin e ndërtimeve, kreu i qeverisë paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit.

“Rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjigjes në zbatimin e punimeve. Arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga ndërtimi dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformimi të vazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit, bëhet e pamundur që presioni nga ndërtuesi të funksionojë”,  u shpreh kryeminstri.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn