”Ndeshja e jetës” Shqipëri-Itali, Spalletti ideon formacionin anti-kuqezi

Në Itali, por jo vetëm, mediat janë të qarta kur bëhet fjalë për të bërë llogari, kualifikimi i “azzurreve” thuajse kalon totalisht nga Shqipëria. Në “Euro2024” kalojnë grupin dy ekipet e para, por dhe katër ekipet e treta më të mira, pra në një rast të tillë mund të mjaftojë edhe një fitore për të kaluar fazën e grupeve, për këtë arsye Spalletti dhe Italia kanë vënë në shënjestër Shqipërinë, rivalin e tyre të parë më datë 15 qershor.

Pas miqësores kundër Bosnjes, Spalletti ka kristalizuar formacionin e tij përballë Shqipërisë. Në portë do të jetë kapiteni Donnarumma, nuk ka asnjë dyshim për këtë, edhe ndaj Bosnjes tregoi një formë të mirë. Në mbrojtjen me tre, në të majtë do të luajë Bastoni, në qendër Boungiorno, ndërsa në të djathtë ka një balotazh ndërmjet Di Lorenzo-s dhe Darmian.

Në skenën 3-4-2-1, në mesfushë pritet të luajnë Jorginho-Cristante, ndërsa në të majtë Dimarco, në të djathtë do të spostohet Cambiaso. Më shumë mundësi, ndaj Shqipërisë, do të luajë Frattesi, nëse Barella nuk do të jetë në kushte optimale, së bashku me Chiesa-n dhe Scamacca-n do të formojnë repartin ofensivë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn