Ndihmës Sekretari Amerikan Robinson takon Altin Dumanin/ Zgjedh të takojë 2  deputetet e opozitës

Ndihmës Sekretari amerikan Robinson në Tiranë, takim me kreun e SPAK Altin Dumani

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur të hënën, në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit të Depratamentit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars.

Paraditën e sotme zyrtari i lartë amerian është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ndërkohë burime për paprotokoll.com  bëjnë me dije se Robinson është takuar edhe me dy deputetet e opozitës Dhurata Cupi e Jorida Tabaku .

Gjatë qëndrimit dy ditor, Robinson do të takohet me kryeministrin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë por dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn