Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar lidhur me sjelljen e aktores Egla Ceno brenda shtëpisë së Big Brother ku aludon se aktorja me sjelljen e saj mund të ketë probleme mendore. “U Trishtova më këtë video” thotë ajo, teksa e ka postuar në Instagram. Madje Rozana Radi ka kërkuar ndihmën e psikologëve për të dhënë një shpjegim.
“Kjo vajza këtu ka kaluar çdo cak të edukatës. Nuk gjej një argument të arsyetoj sjelljen e saj”, shprehet më tej Rozana.
“Ok! Ky Është një eksperiment social ku të gjithë personazhet publik kanë firmosur një kontratë për të qenë pjesë e kësaj loje. Nuk më intereson fare kush e nis, më intereson si sillen. Por unë di se ka një bibël ky format ku nuk të lejon të luash me disa sjellje. Këmbana ka kohë që ka rënë në atë shtëpi nuk e di pse produksioni nuk e dëgjon”, shkruan Rozana Radi.
“Po kërkoj këtu mendimin e disa mikeshave psikologe për rastin në fjalë. @belinapupa @rudinakoromani @adelina_pjetra si e shikoni ju si eksperte këtë rast?