Në gjendje të rëndë/ 27-vjeçari nga Maliqi bie nga çatia e banesës ku po punonte, niset me urgjencë drejt spitalit

Një 27-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga çatia e ndërtesës ku ishte duke punuar dhe si pasojë ka marrë plagë të rënda.

Policia njofton se i riu ka qenë duke rregulluar çatinë e banesës së një shtetasi, kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore.

Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Maliq/Informacion paraprak: 

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn