Në takime dalin, burri 1, burri 2, burri 3 etj..PD parti burrash, po gratë ku janë?Leskaj e Çupi ngrenë shqetësimin për kuotat gjinore

Mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, nuk ka kaluar pa debate edhe për cështje të cilat nuk ishin objekt i diskutimit parlamentar. Për dy deputetët Bujar Leskaj dhe Dhurata Çupi situata paraqitet shqetësuese në strukturat e partisë sa i përket përgaqësimit të grave në strukturat në bazë të kësaj force politike e cila sipas tyre është kthyer në “parti burrash”.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dyer të mbyllura, Leskaj ka propozuar që të bëhen zgjedhje për pozicionet vakante dhe kandidatet të jenë vetëm gra. Ndërkohë, Çupi u shpreh se edhe në qarqe kur shkojnë u dalin vetëm burra, teksa theksoi se këtë shqetësim nuk e ka në lidhje me nënkryetarët e partisë, të cilët janë të katërt burra.

Bujar Leskaj: Propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në Grupit Parlamentar E kam bërë këtë propozim edhe përpara disa javësh por e përsëris prap. Dhe unë sugjeroj që gara për këto poste të bëhët vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në parti burrash. Pra unë po e shpreh qëndrimin tim se do të marr pjesë në votimet për këto poste, vetëm nëse kandidatet do të jënë zonja.

Dhurata Cupi: Kam një shqetësim që e ngriti edhe Bujari. E keni kthyer këtë parti në parti burrash. Shkoni nëpër qarqe bisedoni me demokratët dhe aty dalin burri 1, burri 2, burri 3, burri 4, etj. Asnjë grua. Mirë 4 nënkryetarët, sepse duhet, por pjesa tjetër, pse vetëm burra dhe asnjë grua?

Gazment Bardhi: Partia ka ngritur ato dy grupe pune, mund të shtohem me të tjerë padiskutim. Shqetësim i drejtë do ta vlerosojnë strukturat drejtuese te partisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn