Ngjarje e rëndë në Fier/ Vritet efektivi i policisë Novruz Cenaliaj 28 vjeç, në kërkim autori Azgan Mernica 23 vjeç

Forcat e policisë dhe ato RENEA janë duke vijuar kërkimet për autorin e vrasjes së një efektivi të policisë ditën e sotme në Fier.

Raportohet se autoritetet po zhvillojë kontrolle të imtësishme duke përdorur dron, por edhe qen në fshatin Sulaj të Fierit.

Autoritetet kanë arritur të gjejnë makinën e autorit, si edhe kanë rrethuar shtëpinë e tij dhe zonën përreth, ku mendohet se edhe fshihet autori Azgan Mërnica.

si ndodhi ngjarja

Novruz Cenalia, efektiv i “Forcave Shqiponja”, 28 vjeç është vrarë mesditën e të hënës së 13 majit, në fshatin Baltëz të Fierit. Sipas policisë, vrasja ndodhi rreth orës 13:15, kur efektivi 28 vjeçar i cili ishte i veshur me uniformë po shkonte për të marrë shërbimin. Autori i vrasjes është Azgan Mernica, 23 vjeç banues në fshatin Sulaj. 23-vjeçari mësohet se ka debatuar më efektivin për makinën teksa po kalonin në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pasi janë ndeshur, polici ka marrë një plumb në kokë I cili ka rezultuar fatal për të. Pas ngjarjes, autori ka lënë makinën audi ngjyrë blu te shtëpia e dajës dhe është larguar nëpër ara.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn