Ngjarje e rëndë, vetëvaret 40 vjeçari në Levan të Fierit..dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, pasi  në fshatin Levan, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. R., rreth 40 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 40 vjeçari është vetëvarur. 

Fier/Informacion paraprak:

Rreth orës 09:45, në fshatin Levan, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. R., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn