Nis fushata zyrtare, LaCivita ndan videon ironizuese: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka shpërndarë një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.

“Kush është bufi dhe kush është miu”, -shkruan LaCivita në postimin e publikuar, duke ironizuar kështu kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete. Ndërkohë Berisha iu është përgjigjur duke e prezantuar bufin si simbol të mençurisë.

Madje Rama në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn