Një grup emigrantësh përdhunojnë një 13-vjeçare në Itali

30 minutat e ferrit për 13 vjecaren, Salvini: Kastrim kimik për autorët!

Përdhunimi i një 13-vjeçareje në Itali nga një grup emigrantësh të paligjshëm të moshës 15-19-vjeç, ka ngjallur reagime të forta në Itali.

E mitura u përdhunua përpara të dashurit të saj 17-vjeçar në një banjë publike, ndërsa ngjarja ndodhi në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit.

Ngjarja tronditi opinionin public në Itali. Pas publikimit të kësaj ngjarje , zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini , kërkoi kastrimin kimik të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.

“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Vetëm një kurë ka në këtë rast, kastrimi kimik”, tha Salvini. 

Ai tha gjithahstu se  partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se  tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn