NJË REFREN I QYTETIT TEM…(sipas Migjenit) NGA LUÇIANO BOÇI

Përsëri kengë kallashnikovi në kryeqendrën e disatë të Shqipërisë së Veriut.
Një vrasje në tentativë e parandjekur nga vrasje të shumta, e shoqëruar me ofshamën vuajtëse të një qyteti që gëzimin për jetën nuk e ka dorëzuar asnjëherë.

Asgjë e rastit.

Tashmë jemi në rendin e rregullit (vrasës) e jo të rregullimit të rendit (që nuk ekziston)
Ka kohë që nëpër Shkodër ndjehet e endet një tis pritje si ankth…

I sikletshëm dhe i bezdisur, por që pret çastin të kryhet.
I ndërtuar e ngulitur me përdhunë këto vite, tisi tendos e mbart me vete pyetjen e ngulitur “në tru t’njerëzisë”:

Kur do fillojnë muzika e krismave e breshërive vrastare?
Në mëngjes, drekë apo darkë?
Sepse ato prej kohësh janë bërë refreni sundues i këtij qyteti unik.

Lypa Migjeniane ndjehet tmerrësisht e konkuruar nga “muzika” e re benetiane.

“Kur mëngjezi përtrihet ndër rrugat e qytetit, rrezet e diellit fillojnë të ngatrrohen nëpër kambët e njerzvet, hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhe – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren, refren’ i bukur i qytetit tem”.

E kjo muzikë nuk është as klasike, as popullore gazmore, as jazz apo tecno.
Është muzika e kohës rilindase së Ramës e Benetit në Shkodër.

Muzika që politika e kriminalizuar ua solli shkodranëve si peshqesh pushteti, duke i vrarë jo vetëm jetët, por dhe qetësinë e haren e jetës.

Muzika qe Migjeni do ta ironizonte thekshëm sikurse “….më jep një send”:

“Kush mund ta shprehi bukurin’ e këtij refreni? Mozart, Bethoven…hahaha! Kët melodi mund ta këndojnë vetëm trotuaret e qytetit tem, e ta dëgjojnë vetëm qytetarët tonë. Dhe të kënaqen.
Se qytetarëve tonë shumë ua kanda muzikën. Prej mëngjezit deri në mbramje po një refren dëgjojnë dhe nuk mërziten.
Kurr ata nuk ja kanë dhanë rrugat (dhe lekun) një kangëtarit. Jo!- se janë adhuruesit e muzikës. Sidomos bukur tingëllon ky refren në muzg të mbramjes: rrugat e qytetit marrin një dekoratë romantike (si janë të paraftyrueme nder piktura në koloritë), njerzit, të kënaqun me jetën e ditës, shkojnë të kënaqen dhe me jetën e natës, qielli qeshet si një virgjineshë e buzët e gjithkujt janë gati t’i apin ka një të puthun dashunije…e në mest të gjithave: refren’ i bukur i qytetit tem. A jeni në gjendje t’ja paraftyroni vetes gjithë ket lumni?”

E ne duhet ta shkulim “nga rranjët” ketë muzikë “benetiane”, sepse ajo është “muzika” që mban peng fatet e qytetit e t’i japim qytetit gëzimin që ai të lozë nga mëngjezi në darkë muzikën e tij të jetës, muzikën që i ka dhënë atij pamjen me të cilën e përfytyrojmë dhe e duam Shkodrën

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn