Forca të shumta policie kanë zbarkuar mesditën e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, pasi dyshohet për një konflikt.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka ngritur në këmbë policinë, por ende nuk dihet se për çfarë konflikti bëhet fjalë apo nëse ka persona të lënduar.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga blutë e Tiranës, ndërsa në vijim priten detaje dhe informacione më të gjëra në lidhje me rastin në fjalë.