Këtë javë e ftuar në “E diell” ishte Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RTSH.
Në një shfletim galerie me foto të vjetra, u shfaq edhe një foto me shokët dhe shoqet e saj të klasës, nga e para deri te e teta. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Por si e përshkruan Edi Ramën në shkollën fillore, Ketrin Gjoça?
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/rama-nxenes-1024x1024.png)
“E kam pasur në klasë 8 vite. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Kemi pasur shumë miqësi. Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Nuk dukej në atë kohë si lider, ishte i butë”, shprehet Gjoça për Ramën.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/rama-nxenes-prape-1024x1024.png)