“Nuk e menduam që ishte vrasje”, zbardhet dëshmia e dy infermiereve të azilit ku u vra i moshuari: Ja si qëndron e vërteta

Zbardhet dëshmia e dy infermiereve të azilit të pleqve, të cilat tashmë ndodhen pas hekurave, pasi një i moshuar dhunoi për vdekje me shkop shokun e dhomës.

Ato pohuan para oficerëve se nuk kishin menduar që Virxhil Vesho kishte vdekur nga dhuna e shokut të tij, Zyhdi Shehu.

Infermieret thanë se kur kishin parë dëmtimet e të moshuarit, kishin menduar se ishte rrëzuar nga mosha.

Dëshmia:
Në fillim nuk e menduam se kishim të bënim me vrasje dhe nuk e menduam dhe e dinim që duhet të lajmëronim policinë. Pasi e pamë menduam që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Edhe për shkak të moshës së thyer nga rrëzimi aksidental menduam që i ka ardhur vdekja. Në fillim kemi marrë në mëngjes agjencinë funerale në telefon dhe i kemi thënë për të marrë trupin. Më pas ata u rikthyen dhe na treguan se viktima kishte dëmtime të shumta. Më pas Agjencia funerale ka lajmëruar pronarin e Azilit. Pronari më pas lajmëroi policinë. Nuk ishte qëllimi ynë që të fshihnim ngjarjen.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn