“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit/ Po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit me forcë…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u nda nga jeta papritur, në moshën 44-vjeçare.

Bogdani ndodhej në ambientet e një hoteli duke konsumuar kafen e mëngjesit me miqtë

Mesohet se Bogdani ishte ankuar se nuk merrte dot frymë lirisht në ato çaste.

“Nuk marr dot frymë“, mësohet të ketë thënë ai.

Ai ka shkuar në tualet por nuk është kthyer më. Vonesa e tij ka bërë që miqtë që ndodheshin në tavolinë të nxitojnë dhe të hapin derën e tualetit me forcë.

Gerti Bogdani është gjetur pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar urgjenca për t’i dhënë ndihmën e parë.

Edhe pse është dërguar me urgjencë në QSUT, ish-deputeti i PD nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Gerti Bogdani la pas dy vajza të mitura dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn