Nuk u “bindën” nga deklaratat/oferta të Ramës, pensonistët sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik!

Pensionistët janë mbledhur sërish sot në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë rritjen e pensioneve.Ata janë shprehur se duan të marrin më shumë, pavarësisht indeksimit të papërfillshëm që bëri qeveria pak ditë më parë. 

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftët. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Ndihem në atë mënyrë si me shkuar në ujë. Nuk mund t’u biem ë më qafë fëmijëve. Këta janë kriminelë”, tha një i moshuar.

Një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Mes të tjera kanë kërkuar edhe miratimin edhe miratimin e minimumit jetik.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn