Operacioni për kriptomonedhat, 18 të arrestuar, 2 në kërkim! Të përfshira edhe pika të këmbimit valutor

Të paktën 20 urdhra arresti, 18 prej të cilëve janë ekzekutuar, janë firmosur nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi në lidhje me një operacion të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për shkatërrimin e disa bazave që funksiononin për shitjen e kriptomoonedhave.

Operacioni është shtrirë në disa zona të Tiranës si dhe në Vorë, Laknas, Kamzë, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk dhe Shkodër.

Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle në 32 subjekte që përdoreshin për shitjen e kriptomonedhave.

Në mesin e 20 urdhër arresteve me vendim gjykate, 6 prej tyre, burime bëjnë me dije se janë pronarë të pikave të këmbimit valutor, ndërsa pjesa tjetër klientë që konvertonin kriptomonedha në valuta standarde.

Ky aktivitet reklamohej përmes rrjeteve sociale.

Hetimi që ka zgjatur për disa muaj nga Krimi Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka mundur të provojë veprimtarinë kriminale përmes këmbimit të kriptovalutave me agjentë të infiltruar.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn