Opozita kallëzim penal për Lindita Nikollën?

Gazment Bardhi: Ka kryer veprën penale për shpërdorim detyre

Një ditë pas përplasjes më Gardën e Republikës  tek Kuvendi I Shqipërisë , për të hyrë në sallën e seancës plenare, kryetari grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat. Kreu I grupit të demokratëve  paralajmëroi kallëzim penal për Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla,

Na bllokuan të hyjmë në kuvend, ka kryer Vepër penale dhe  shpërdorim detyre-tha ai

Ai e quajti aktin një vepër penale duke shtuar se mbi atë që ndodhi dje do të depozitohet në gjykatë kallëzim për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

“Vepër penale, shpërdorim detyre. Edhe deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës. Përveç 19 deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh. Duke marrë kështu autorësinë e asaj vepre penale. Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit”, tha Gazment Bardhi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn