Opozita në protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhet molotov

Ka nisur paraditen e sotme protesta e mbështetësve të opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Duket se proteststuesit janë të vendosur të vijojnë betejë para dyerve të Bashkisë , teksa sërish ka hedhur bomba molotov para derës, duke agravuar kështu situata.

Ndryshe nga herët e tjera, sot opozita ka kërkuar leje që protesta të zgjasë deri në orën 20:00.

Për këtë arsye në afërsi të godinës së bashkisë, shihen forca të shumta sigurie për të garantuar rendin.

Kujtojmë se në protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn