Grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi në mbledhjen e planifikuar për në orën 16, një orë përpara nisjes së seancës në Kuvend pritet të vendosë për vijimin e të njëjtës strategji kundër maxhorancës.
Në seancë ëhstë parahsikuar në rendin e ditës që deputetet të kenë mundësi të flasin pë rproblematikat në zonat e tyre elektorale , por opozita vijon ti qëndrojë vendimit për të mos lejuar punimet e Kuvendit. Sipas opozitës , maxhoranca duhet të marrë në konsideratë kërkesën e saj për komisionet hetimore.
Dy ditë më parë Opozita goditi në gjykatën kushtetuese ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore. 33 deputetë të PD dhe Partisë së Lirisë kanë firmosur kërkesën për të shpallur antikushtetuese këto ndryshime dhe bie në sy se në dokument mungon firma e liderit të opozitës Sali Berisha. Sipas opozitës nëpërmjet këtij ligji mazhoranca socialiste synon të vendosë nën kontroll ngritjen ose jo të komisioneve hetimore.
“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë”, tha Dhurata Çupi, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve.
Komisionet hetimore janë një prej arsyeve pse opozita po bllokon mbledhjet e parlamentit prej 5 tetorit të vitit të kaluar. Në harkun kohor të dy viteve opozitës i janë refuzuar 8 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore edhe pse kushtetuta saktëson se kuvendi e ka detyrim të ngrejë komisionin nëse e kërkojnë 35 deputetë të kuvendit të Shqipërisë.
Po ashtu opozita kërkon të marrë edhe bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore duke propozuar Oerd Bylykbashin , afati i të cilës përfundon me datën 25 mars. Ndërkohë Lulzim basha ka propozuar si bashkëkryetar të këtij komisionit deputetin Enkeljed Alibeaj .















