Tensione në protestën e opozitës që po mbahet para Bashkisë së Tiranës. Teksa kjo është protesta e 8 në radhë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në kor brohorasin; Hajduti, hajduti!
Siç shihet nga pamjet, policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik.
Sakaq, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.















