Vijon të jetë e njëjta gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, me të njëjtat parametra. Vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.
Sipas burimeve nga spitali i Traumës do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi, për ta nxjerrë nga intubimi. Pra 48 orët e ardhshme janë deçizive.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht mwngjesin e tw martws nga tre personal. Mwngjesi u godit teksa dilte nga kopshti pranw zonws sw ish-bllokut pasi kishte lwnw djalin e mitur.
Shkak për dhunimin e avokatit është bërë konfklikti i tij me një prej trashëgimtarëve të tokës pranë digës së Liqenit të Tiranës të cilët ai i kishte mbrojtur në gjyq. Dritan Nano dhe 7 familjarë të tjerë ishin në një proces gjyqësor për pronën. Trashëgimtarët përfaqësoheshin në gjyq nga avokati Sokol Mëngjesi. Gjyqi është fituar, por Dritan Nano nuk ka pranuar të respektojë kontratën me avokatin Sokol Mëngjesi e cila parashikonte detyrimin për t’i dhënë një apartament banimi. Ky mendohet të ketë qenë edhe konflikti mes Nanos dhe Mëngjesit.
Po ashtu raportohet se Dritan Nano ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia Nano, ka mohuar të ketë gisht në dhunën e ushtruar ndaj Mëngjesit. Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë pavarësisht se mësohet se policia ka prova që përfshijnë atë si organizator të dhunës barbare ndaj avokatit.
Kujtojmë se si të akuzuar për përfshirje në ngjarje janë; organizatori i sulmit – Dritan Nano (i arrestuar), Dorian Alia, që u vetëdorëzua, ndërsa në kërkim janë; Elton Kasaj; Romario Tabaku si dhe Drivald Alia.















