Gjykata e Lezhës ka rrëzuar padinë e Kryebashkiakut Pjerin Ndreu, të bërë ndaj Kryetarit të Dhomes Vendore të Avokatisë Elton Laska, me pretendimin se përmes një postimi në rrjetin social facebook dhe në një emision televiz ka shpifuar ndaj tij. Përmes kësaj padia Kryebashkiaku i Lezhës kërkonte prej të paditurit shpërblim prej 5 milion lekëve të reja për dëmin jopasuror të shkaktuar, në nderin, përsonalitetin dhe reputacionin e tij si figure publike, për shkak të deklarimeve prej tij të fakteve të pavërteta.
Por pas shqyrtimit të çështjes në themel, gjyqtarja Edlira Çota vendosi rrëzimin e padisë si te pabazuar në prova dhe ligj.Kjo vendimarrje e gjykatës u përshendet nga kreu i Dhomes Vendore të Avokatisë, Elton Laska sipas të cilit kjo është një fitore për fjalen e lirë, ndërsa ka paralajmeruar përballje politike ndaj të gjithë atyre që nuk lejojnë qytetaret që të shprehen lirshem në këtë vend. Nw reagimin publik, nw muajin prill tw vitit 2024 avokati dhe aktivisti Elton Laska kishte akuzuar kryebashkiakun e Lezhës, si iniciues të luftes brenda Partisë Socialiste për të djegur politikisht deputetin e Eduard Ndreca, përmes arrestimit të vëllait të tij.
Ky vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem në Lezhë, pritet të ankimohen nga avokati i kryebashkiakut të Lezhës Artan Lazaj.