PAMJE TË RËNDA/ Nuk kursen as nënën me foshnjën 9 muajshe, i godet me thikë. Agresori ndjek njerëzit vrapojnë të tmerruar në qendrën tregtare në Sidney

Mes personave të plagosur në një qendër tregtare në Sidney është dhe një nënë me foshnjën e saj vetëm 9 muajshe. 

Dy vëllezër e ndihmuan nënën së bashku me foshnjën e saj, pasi u goditën me thikë nga një person i armatosur në qendrën tregtare Bondi Junction Westfield të Sidneit.

Njerëzit që kishin bërë pazar në qendrën tregtare treguan se kishin dëgjuar një nënë duke bërtitur, ndërsa një burrë vrapoi drejt saj.

Policia konfirmoi se burri u qëllua pasi më parë kishte arritur të godiste me thikë disa persona. 

“Fëmija u godit me thikë”, tha një dëshmitar okular për 9News. “Edhe nëna u godit me thikë dhe erdhi me fëmijën dhe ma dha mua ” . Dëshmitari tjetër tha se ata po përpiqeshin të ndalonin gjakderdhjen tek foshnja. 

 “Ka shumë gjak në dysheme… Shpresoj që fëmija të jetë mirë”, thanë ata. Vëllezërit po bënin pazar para se nëna të dilte e gjakosur.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregonin shumë njerëz që vraponin nga qendra tregtare për t’i shpëtuar tërbimit të sulmuesit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn