Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit.
Cyrbja ishte paraqitur dy ditë më parë në Strukturën e Posaçme.
Më 8 tetor, Çyrbja qëndroi për pesë orë në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët.
Para gazetarëve ai tha se nuk ka koment në lidhje me atë që është marrë në pyetje. Por për pesë orët e qëndrimit, me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?!
Teksa ende nuk dihet se për çfarë u thirr në SPAK, ndaj tij ka pasur shpesh akuza nga ana e Partisë Demokratike kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.