Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët, Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike.
Ka qenë biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani i cili ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.
Në këto imazhe ajo shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe të lyera.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2025/02/PARASHQEVIA-LOOKN-OK-1024x1024.jpeg)
Simaku shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.
“Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi, por ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2025/02/PARASHQ-1024x1024.webp)