Avokati i dhunuar brutalisht Sokol Mëngjesi, vijon të jetë në gjendje kome prej 6 ditësh. Burime bëjnë me dije se Mëngjesi është transportiwr drejt Athinës për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve
Mëngjesin e sotëm, 3 qershor, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve dhe ndodhet në një gjendje më stabël, çka mundëson edhe dërgimin e tij në Athinë.
Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohue ndërsa dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, ndërsa pranoi autorësinë e këtij veprimi tha se ishte i penduar nga nje veprim i tillë i pakonteolluar, u la në burg. Ndërkaq vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.















