Pas atentatit ndaj Donald Trump, Presidenti aktual dhe njëherazi kundërshtari i tij për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë personale me ish-Presidentin.
Sipas asaj që raporton CNN, biseda telefonike mes Trump dhe Biden ishte e shkurtër dhe me tone të qeta dhe respekti.
Tensionet mes të dyve kanë qenë të larta dhe arritën kulmin në përballjen e drejtpërdrejtë në debatin presidencial të pak javëve më parë.
Trump dhe Biden kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza në distancë, por në momentin e vështirë për republikanin duket se të dy janë dakordësuar për një “armëpushim” afatshkurtër.