Pas normalitetit me Rithemelimin, Nikolla përjashton Bashën nga seanca/ Kryetari i PD qesh dhe ironizon Kryeparlamentaren

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa po fliste në foltoren e Kuvendit dhe nuk ka pranuar ta lirojë atë, u përjashtua më pas nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.

Kryeparlamentarja ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Bashën, ndonëse pati pretendime për një normalitet nga soacialistët pas marrëveshjes me “Rithemelimin” e Berishës.

“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje. Do t’ju përjashtoj nga seanca”, ishin kërcënimet e përdorura nga kryeparlamentarja Nikolla, para se të vendosej për përjashtimin e Bashës.

Nikolla e paralajmëroi se masa e marrë ndaj tij mund të rëndohet, ndërsa lajmëroi 5 minuta pushim, ndërsa pas vendimit qesharak kreu i PD-së nuk mund të vepronte ndryshe veçse të shpërthente në të qeshura.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn