Pas lajmit se këngëtarja Bleona Qereti ka ngritur në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, një padi për shpifje ndaj aktivistes Evi Kokalari, kjo e fundit ka reaguar me një dekkratë.
Sipas dokumenteve të depozituara më 14 gusht 2025, Qereti akuzon Kokalarin se ka denigruar figurën e saj përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve private, ku ajo është cilësuar si “pr*stitutë, striptiste dhe artiste kabareje”.
Bleina Qereti kërkon nga Gjykata një gjykim me juri si dhe dëmshpërblim nga Kokalari, një shumë prej 2 milionë dollarë. Evi Kokalari thotë se do të ngrejë një kundër Padi për 15 milion dollarë ndaj Bleona Qeretit për prishje imazhi.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
DEKLARATË PËR MEDIAT IDIOTE QË VAZHDOJNË SHKRUAJNË IDIOTLLIQET E NJË TË ÇMËNDURE:
1- NUK KAM QËNË KURRË SHOQE ME KËTË TË ÇMËNDURËN
2- ATO PËR ILIR METËN DHE EDI RAMËN KANË DALË NGA GOJA E SAJ. PIKË. (Dhe kjo është e verifikueshme)
3- NUK KA ASGJË QË KAM THËNË PUBLIKISHT APO PRIVATISHT QË KA QËNË SHPIFJE DHE NUK KAM FRIKË AS NGA KJO DHE AS NGA ÇFARË DO LLOJ PADIJE.
Kot nuk flas dhe i qëndroj çdo komenti që kam shprehur më parë.
Nëse kam fakte, flas fortë, nëse jam e lëkundur, i lë postimet e hapura për opinione, dhe gjithnjë përdor gjuhë që për arsye legale, kuptohet që janë analiza politike.
Tashti, më nisin artikuj të tjerë për padinë që tashmë e ka përkthyer në shqip dhe e ka botuar nëpër gazeta në Shqipëri, ndërkohë, avokati im akoma nuk ka patur një moment ta lexoj.
Ju avokatët e Shqipërisë më thoni, është normale që një padi të përkthehet në shqip dhe të botohet në gazeta përpara se i padituri të përgjigjet në gjykatë?
Ka diçka që nuk shkon këtu dhe fakti është që kësaj nuk i intereson fare gjyqi por fama e saj në Shqipëri që ka katër vjet që mundohet të ngrej profilin e vet në kurrizin tim, dhe duke pretenduar se është afër me njërezit e Trumpit. NUK ËSHTË.
Unë nuk di si t’ja them medias, ky NUK është sherr mes dy vetësh.
Kjo çështje ka të bëjë me një të çmëndur që po mundohet me çdo kushtë ta atashoj emrin e saj me timin. Kësaj nuk i kam folur që në 2022, dhe seriozisht atëherë dikush më tha ‘thjeshtë neutralizoje’ – dhe kjo këshillë ishte me mënd, por unë e largova totalisht sepse nuk kishim asgjë të përbashkët.
Dhe kjo që atëherë nuk më është ndarë.
S’kam shkruar kurrë për këtë, por kam shkruar për Grenell dhe çështjet e Kosovës dhe meqë kjo na ishte ngjitur si morrë të dyve dhe krijoi shumë probleme, e kam përmëndur tangent, por gjithnjë thelbi ka qënë Grenell dhe lidhjet e tij te dyshimta në Shqipëri.
Në këtë pikë, do flas me avokatin nëse duhet ti përgjigjemi dhe ne me një kundër padi për $15 million për dëmtim figurë, sepse qartazi çfarë abuzimi i ka bërë kjo figurës time këto tre ditë nëpërmjet medias, vetëm me gjykatë e polici mund ti japësh fund.
KAQ. Për të tjerat, më vjen pështirë që duhet të merremi dhe me një të çmëndur tjetër, në vënd që fokus të kemi vetëm të shpëtojmë atë vënd që këtë katër vjeçar do ta privatizojnë për veten e tyre totalisht.
Por s’thonë kot, fshati digjet…!!