Zbardhen detajet që çuan në arrestimin e efektivit të policisë së Fierit, i cili ishte i implikuar në veprimtari droge, ndërsa u kap dhe me armë.
Mësohet se AMP me anë të hetimit me metoda speciale ka dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të policit Lorenc Gropa. AMP ka bërë blerje të stimuluara në lokal me agjentë të infiltruar dhe i kanë kapur në flagrancë.
Lorenc Gropa akuzohet se kryente veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, ndërsa pas hekurave ranë 3 kushërinj të tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Të proceduar janë Maliq Gropa (babai i policit) dhe Bruno Ferhataj. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë dhe ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë për përjashtim nga radhët e policisë















