PD kallëzim për Fatmir Xhafën: U dha ndërtuesve pronë shtetërore. Akuza për 5 vepra penale mbi ish-ministrin e Brendshëm/DETAJET

Mëngjesin e sotëm, Ervin Salianji zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, nënkryetarin Agron Gjekmarkaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Mësohet se takimi u zhvillua në kuadër të plotësimit të dokumentacionit, për një kallëzim që Salianji do të bëjë në Prokurorinë e Posaçme ndaj ish- ministrit Fatmir Xhafa.

Mësohet se Saliani do të kërkojë hetim pasuror ndaj Xhafajt.

Hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn