Për të dytën herë zarf të bardhë/ Kërcënohet me vdekje djali i Donald TRUMP  

Një zarf që përmbante pluhur të bardhë u dërgua në shtëpinë e djalit të ish presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Trump Jr., djali më i madh i ish-presidentit Trump, jeton në Florida me të fejuarën e tij Kimberly Guilfoyle.

Sipas medieve të huaja, Trump Jr hapi zarfin, i cili gjithashtu përmbante një kërcënim me vdekje. Një burim i njohur me rastin tha se rezultatet e testit të substancës ishin të paqarta, por se zyrtarët nuk besonin se ishte vdekjeprurëse,

Theksojmë se kjo është hera e dytë që i dërgohet pluhur i bardhë djalit më të madh të republikanit.

Në vitin 2018, gruaja e tij e atëhershme, Vanessa, u dërgua në një spital të qytetit të Nju Jorkut pasi hapi një zarf drejtuar burrit të saj që përmbante një pluhur të bardhë të paidentifikuar.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn