Ndërsa opozitarët për kërkojnë skenarë për përballjen me maxhorancën , në kushtet kur ka qasje të ndryshme për këtë përballlje Dashnor Sula PD thotë se nesër do të vijojë më aksionin opozitar në parlament.
“Do të vijoj aksionin opozitar në Parlament”, tha Dashnor Sula gjatë një bisede në news 24.
Ai u shpreh se javën e kaluar nga Parlamenti u përjashtuan 19 deputetë, ndërsa krahasoi këtë vendim me përjashtimin e 3 ose 4 deputetëve në seancat kur janë hedhur flakadanë.
Ndërkaq, referuar deklaratave të ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia (në syri tv), për implikim të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës, rithemelimi ka paralajmëruar vijimin e protestave jo vetëm jashtë sallës së seancave plenare por edhe në parlament. Ndërkaq kryetari I PD (zyrtare) Lulzim Basha ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për këto deklarata.















