Ka ndërruar jetë një prej nxënësve të përfshirë në konflikt pranë gjimnazit “Fan Noli”, në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në kryeqytet. Si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua në zemër, 14-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkaq, një tjetër nxënës 14-vjeçar është plagosur, pasi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht, gjendja e tij është e qëndrueshme.