“Përplaset ashpër me prokurorët e SPAK”, shtyhet seanca në GJKKO për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës….

Shtyhet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të PL, Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.

Mësohet se shtyrja është bërë pas përplasjes së ashpër të Metës me prokurorët e SPAK.

I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Meta i është drejtuar me akuza prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan kohë të njihen me aktet.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn