“Plas lufta e brendshme” në PS Lezhë/ Ndalimi nga policia i vëllait të deputetit Ndreca, reagon avokati: Lojë politike e Kryebashkiakut Pjerin Ndreu

Ndalimi i vellait te deputetit socialist, avokati Elton Laska i ashper me Pjerin Ndreun: Eduard Ndreca po goditet politikisht, pasi shihet si pengese per te çuar Ermal Pacajn ne Kuvend

Teksa policia ndaloi kete te enjte vellain e deputetit socialist Eduard Ndreca, kane ardhur dhe reagimet e para. Ne nje postim ne rrjetin social facebook avokati dhe aktivisti i njohur Elton Laska, thote se kjo eshte nje lufte e brendshme ne Partine Socialiste e inicuar nga Pjerin Ndreu per te çuar ne kuvend Ermal Pacajn.

Postimi i Elton Laska ne facebook

Lufta e brëndshme në PS zbulon parcelat e kanabisit në Malësinë Mirditë, Lezhë.

Sot në media doli lajmi për arrestimin e vëllait të deputetit të PS-së Eduart Ndreca për parcelat e kanabisit në Lezhë.

Në fakt ai është i shoqëruar, ndonëse policia ende s’ka komunikatë, por duket se me ndërhyrjen e Pjerinit lajmi u bë arrestim në mediat e partisë e normalisht në lojë do të jetë dhe Manja i dosjes 184.

Pjerini po përgatit Ermal Pacain si kandidat për deputet të PS dhe Eduart Ndreca mesa duket është bërë pengesë për planet e tyre për të çuar në Kuvend yesmenët.

Kush e njeh Pjerin e di që me këto skema dhe më herët ka përgjakur Lezhën e Mirditën, e tani sherrin po ja shohin dhe socialistët e ndershëm. Tjetërsimi i votës është ndër krimet më të rënda të sektit të Rilindjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn