“Po investojmë në Sazan, apartamentet nga 1400 euro nata, Ivanka Trump e bën fakt të kryer:Qeveria ska vendim

Ndonëse ende nuk është dhënë aprovimi për ndërtimin e hoteleve luksoze në ishullin  e Sazanit, Ivanka Trump ka treguar detaje për ndërtimin e kompleksit nga bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Tre muaj më parë kryeministri Rama theksoi se propozimi është në fazën fillestare dhe nëse projekti përmbush ekulibrin mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës atëherë do të ecet përpara për realizimin e tij, mirëpo Ivanka Trump ka treguar se janë zgjedhur arkitektët më të mirë dhe se projekti po ecën para.

Ajo ka rrëfyer se një natë në këtë hotel do të kushtojë rreth 1400 dollarë, ndërsa një natë në vila do të jetë rreth 50 mijë dollar.

“Tani për tani po punoj me burrin tim”, tha Trump në një intervistë në podkastin e Lex Friedman. “Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira.”

Gjatë intervistës, Ivanka Trump tha se ky projekt drejtohet nga marka ultra luksoze ‘Aman’ dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme. Ky grup ka vetëm 7 restorante ekskluzive në të gjithë botën nga amerika në Hong Kong.

Trump – e cila punoi për babanë e saj në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Kushner, përpara se të tërhiqej për të kaluar kohë me fëmijët e saj në Miami, Fla. – thotë se ajo po përpiqet të “nderojë topografinë që ekziston”.

Vizatimet konceptuale duken, “shumë moderne, por duke i bërë të ndihen të drejtë për sa i përket kontekstit të bimësisë dhe terrenit që ekziston është, dhe do të duken si kuti xhami të bukura”, tha ajo në intervistë.

“Natyrisht që klientët do i duan të tilla. Ata duan të shkojnë dhe të shohin atë det të mrekullueshëm blu, por si ta bëjnë këtë në një mënyrë që nuk duket e përgjithshme dhe nuk është një mundësi e humbur për të krijuar diçka të re,” shtoi ajo.

Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks dhe anëtarë të familjeve të ndryshme mbretërore janë adhurues të Aman, i cili ka mbi 30 prona në 20 vende.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn