Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kafene në Mogadishu të Somalisë, e cila në atë kohë ishte i mbushur me shumë njerëz pasi po shikonin ndeshjen.
Sipas medieve të huaja, “Top Coffee”, ishte plot me tifozë që po ndiqnin në atë kohë finalen e Kampionatit Evropian të futbollit, Spanjë 2-1 Angli.
Po sipas transmetuesit somalez Kaab TV, ishte një sulm vetëvrasës, ku u vranë më shumë se 10 persona dhe një numër i panjohur u plagosën, ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet.
Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për ngjarjen tragjike.