Po shikoja ceremoninë e varrimit të policit në Fier me ato fjalime hipokrizie dhe lot krokodili, dhe mu kujtuan fotot e Tahirit në burg me vrasësin e policit në Lazarat! Por edhe atëherë u ngrit policia në këmbë, por pa dronë! Në fund arrestuan autorët në shkurre! E në rastin e policit të Fierit, ai u dorëzua me ceremoni, buzëqeshje, live në rrjete sociale dhe me urimet e tezës!
Çfarë maskarade! Çfarë skene turpi!
Po mirë, o ju drejtues policie, që ngritët dronët në qiell dhe RENEA-n në tokë duke kontrolluar tunele, a nuk ju vjen turp!? Krimineli rrinte në fshat!
Po si nuk kishit guxim të kontrollonit banesën e tij, të xhaxhait, të tezës, kushërinjve apo gjithë fshatin? Kush ju ndaloi, cili politikan ishte garant që të mos hynit në fshat?
Po si keni fytyrë dhe mbani fjalime në ceremoninë e varrimit, ndërsa krimineli ju ndiqte live nga kolltuku i dhomës?!
Si nuk kthyet fshatin përmbys, se ju kishte vrarë juve, uniformën, shtetin, dhe ju nuk mbrojtët dot dinjitetin tuaj? Ta hiqnit qafe!
Kush vret policin, meriton plumbin, jo të jetojë në burg me taksat e qytetarëve si pasha!
Po si ka mundësi që nuk arrestuat ata që e strehuan dhe fshehën këtë kriminel!
Mos më thoni se i dhatë shpërblimin prej 30 mijë eurosh familjarëve që negociuan dhe e dorëzuan, se i duhen paratë për avokatë!
Po çfarë janë këto skena të turpshme!
Sa e shëmtuar, të ju vë kushte një kriminel që të shkoni ta merrni me taksi, civil dhe me makinë luksi!
PoliciaQeSduam
nga Flamur Vezaj, gazetar, jeton ne SHBA