PPE përshëndesin vendimin e Gjykatës së Apelit për PD. 15 eurodeputetë telefonatë Berishës

Deputetë të Partive Popullore Europiane kanë përshëndetur vendimin e fundit té Gjykatés së Apelit e cila vendosi që vula e PD ti mbetet Sali Berishës. Burime konfidenciale për paprotokoll.com konfirmojnë se gjatë ditës së sotme Lideri historik i PD ka marrë telefonata urimi për këtë vendim me të cilin mbyllet saga e betejës ligjore të PD për vulën e logon e partisë ndërmjet Sali Berishës e Lulzim Bashës.
Të njëjtat burime konfirmojë se Sali Berisha është telefonuar të paktën nga 15 eurodeputetë të Parlamentit Europian.
Odisea e betejës gjyqësore për kryetarin e PD nisi në 11 dhjetorin e vitit 2021 kur Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar, shkarkoi Bashën nga detyra e kryetarit dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese.
Berisha fitoi betejën në Gjykatën e Shkallës së Parë, por humbi në Gjykatën e Apelit. Në dhjetorin e vitit 2023 Gjykata e Lartë riktheu çështjen për rishqyrtim në Apel.
Me vendimin e sotëm të gjykatës së Apelit
përcaktohet tashmë r drejta e Sali Berishës që tëgarojë me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn