Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas agjendës, pas ceremonisë së pritjes në presidencë në orën 11:30, Erdogan do të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Erdogan do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ku do të jeë të pranishëm edhe shumë qytetarë.